Call Us +0123456789 [email protected]
Ethem Aga Ethem Aga Ethem Aga
  • Home
  • Biografia
  • Evente
  • Artikuj
  • Galeri
  • Kontakt
  • Termat dhe Kushtet
  • Home
  • /
  • Zgjedhje
  • /
  • Fushata /Berisha vlerëson Ethem Agën, diaspora dhe mbështetja e saj

Fushata /Berisha vlerëson Ethem Agën, diaspora dhe mbështetja e saj

10/03/2025 Ethem Aga No Comments Politike, Zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur për listën e hapur të Qarkut Tiranë dhe për përfaqësimin e disporës, veçoi kandidatin Ethem Aga, si një nga prurjet e cila i jep vlerë përfaqësimit në Parlament. “Merreni pak se çfarë përfaqëson Ethem Aga. Një prof në Paris, një studiues i shquar”-tha Berisha në emisionin “Top Story” të Grida Dumës. Një deklaratë e cila nuk mund të mbyllej pa kurreshtjen e Dumës, e cila u shpreh se: “… një indicie u dha për Etem Agën që nëse do të fitoni, diçka do të jetë, dhe unë e kuptoj gjuhën tuaj”.

Vetë kandidati i Aga, i ftuar në emisionin “Tik Talk” të moderatorit Marsid Gupi, komentoi deklaratën e Berishës, teksa e vlerësoi mbështetjen që mori. “Zoti Berisha është është një njeri i ndershëm dhe shpirtërisht mendoj që vlerëson njerëzit e ndershëm. Ka qenë jo vetëm për mua përsonalisht vlerësimi, por edhe për njerëzit e ndershëm të PD-së”tha Aga, teksa shtoi se “Berisha ka edhe vlerësim personal”.

Pyetjes së moderatorit Gupi, se nëse kjo deklaratë shkaton xhelozi tek kandidatët e listës së hapur që mbulojnë të njëjtat zona, profesor Aga iu përgjigj se: “Nuk mendoj se deklarata e Berishës do të shkaktojë xhelozi. Unë shoh një harmoni mes nesh, qëllimi kryesor është të fitojë Partia Demokratike”.

Një nga pikat e forta të kandidatit Aga, të cilin Berisha e veçoi si profesor dhe studiues që ka lënë emrin e tij të mirë në kryeqendrën e kulturës, Francë, është se përfaqëson diaporën në listat e kandidatëve të PD-së. Nga një kërkim në postimet e tij në rrjetet sociale, Aga shkruan: “Nuk ka si të mos e përjetoj dhe ndjej në indet e mia këtë fenomen, sepse jam një nga mijëra të rinj që shembëm muret e ambasadave duke fituar lirinë tonë, e bashkë me të shembëm edhe “murin komunist”. Sa ngjashmëri me momentin historik të këtu e gati 35 viteve më parë! Sot duhet shembur një tjetër mur… Muri i korrupsionit; muri i shantazhit; muri i propagandës; muri i varfërisë dhe mbi të gjitha muri i autokracisë së ndërtuar prej 12 vitesh”.

next post

Related Posts

Ethem Aga në Lyon: Prioritetet për Shqipërinë dhe Diasporën

16/04/2025

Albstory pyet politikën/ Kandidati i PD, Ethem Aga shpalos vizionin për 11 majin

16/04/2025

Mblidhen biznesmenët e Diasporës, Ethem Aga përfaqësues nga Shqipëria

10/03/2025

Recent Posts

  • Ethem Aga në Lyon: Prioritetet për Shqipërinë dhe Diasporën
  • Albstory pyet politikën/ Kandidati i PD, Ethem Aga shpalos vizionin për 11 majin
  • Mblidhen biznesmenët e Diasporës, Ethem Aga përfaqësues nga Shqipëria
  • Fushata /Berisha vlerëson Ethem Agën, diaspora dhe mbështetja e saj

Categories

  • Politike (4)
  • Zgjedhje (2)

Recent Posts

  • Ethem Aga në Lyon: Prioritetet për

    April 16, 2025
  • Albstory pyet politikën/ Kandidati i PD,

    April 16, 2025
  • Mblidhen biznesmenët e Diasporës, Ethem Aga

    March 10, 2025
Copyright © 2025 Ethem Aga. All Rights Reserved.